“Jemi një ekip i frikshëm”, sulmuesi i Interit lë mënjanë modestinë: Nuk shoh asnjë skuadër më të mirë se sa ne

Markus Turami ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka folur ndër të tjera edhe për Interin. Sulmuesi francez është shprehur se i konsideron zikaltrit një nga ekipet e frikshme të Europës. Sipas tij, askush nuk është më superior karshi Interit.

“Do ta them hapur: kurrë nuk ka për të ndodhur që unë të lë Interin për të përfituar nga klauzola, për shkak të marrëdhënies që kam me të gjithë këtu. Shifra është e përcaktuar, por unë kurrë nuk do të jem i vetmi që do të zgjedhë. Edhe nëse vjen diçka, gjithmonë do të ketë një diskutim me klubin.

Objektivat ekiporë? Nuk mund të zgjedh. Objektivi im është që t’i fitoj të 5 trofetë. E konsideroj Interin një nga super ekipet e mëdha në Europë. Ne jemi një ekip i frikshëm. Nuk shoh asnjë skuadër më të mirë se ne, as edhe një. Janë 5-6 skuadra në Ligën e Kampionëve që janë më të forta se të tjerët dhe ne jemi në mesin e tyre”, ka deklaruar Markus Turami./Sport Ekspres/