“Jemi në moment delikat”, Mehmeti tregon merkaton e Partizanit: Hoxha nuk ka arritur marrëveshjen, problem për një mbrojtës të  majtë

Dritan Mehmeti ka dhënë një intervistë në emisionin “Fair Play“ në “Syri TV”, ku ka folur edhe për merkaton e Partizanit. Trajneri i të kuqve tregon se Da Silva nuk është konfirmuar ende si lojtar i tij, ndërsa konfirmon edhe largimin e Markut dhe Malës, të cilit ishin të huazuar në kryeqytet. Për sa i përket të ardhmes së Alban Hoxhës, Mehmeti “driblon” duke ia lënë në dorë klubit.

“Da Silva nuk është konfirmuar akoma te Partizani dhe unë nuk e kam në grumbullim. Mendoj që deri tani një skuadër si Partizani, mjaft e titulluar, duhet patjetër që të dublojë të gjitha pozicionet për të rritur konkurrencën. Duke rritur konkurencën, ne do të shkojmë drejt cilësisë dhe drejt objektivave që ka Partizani. Është një moment mjaft delikat i skuadrës, sepse edhe gjatë vitit të kaluar ka pasur mjaft tranzicione. Duke pasur parasysh që ka majft largime dhe afrime në skuadër dhe vështirësia e stafit është mjaft e madhe. Duhet një punë e jashtëzakonshme që të arrish të menaxhosh grupin në të gjithë komponentët.

Në merkato nuk jepen shumë alternativa. Kemi shumë probleme për sa i përket gjetjes së alternativave së mbrojtësit të majtë. Unë kam inkuadruar Hadrojin në atë pozicion përgjatë kampionatit. Por roli i tij natyral është pozicioni i djathë në linjën e mbrojtës. Po punojmë shumë fort sa i përket merkatos. Do japim maksimumin për të përzgjedhur sa më shpejt jo vetëm emra, por lojtarë me personalitet, që i përshtaten filozoisë së ekipit të Partizanit.

Esat Mala dhe Albion Marku kanë qenë të huazuar. Do ta organizojmë të gjithë politikën e klubit që të mos kemi të huazuar, sepse jemi Partizani dhe duhet të kemi patjetër lojtarët tanë që të kontribuojnë për skuadrën tonë. Është shumë e vërtetë që Albani (Hoxha) nuk ka arritur marrëveshjen me klubin. Megjithëatë, kjo është një pjesë që i takon klubit dhe Albanit. Dihen vlerat e Albanit për çfarë i ka dhënë Partizanit dhe futbollit shqiptar. Në këtë aspekt pjesa e trajnerit është në plan të dytë. Duke pasur parasysh që vlerat e Albanit, Teqjas, Rexhepit dhe Laroshit, ne i vlerësojmë shumë që të katërt në këtë repart. Klubi ka politikat e tij, sepse do të mendojë për të ardhmen“, ka thënë Dritan Mehmeti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *