“Jemi gati t’ia paguajmë ne atë gazetën”! Bylisi reagon sërish kundër medias: Sërish shpikje, falje nuk kërkuan

Bylisi ka reaguar sërish me një qendrim zyrtar kundër gazetës sportive në vend, “Panorama Sport”. Pak më parë është publikuar një artikull ku thuhej se Dovedan është nxjerrë jashtë nga policia në ndeshjen mes Albeptrolit dhe Butrintit që ishte duke e ndjekur, ndërsa trajneri i Bylisit do të largohej i zëmëruar duke thënë: “Është turp që nuk respektoni një trajner të futbollit”.

Ky ishte pasqyrimi, ndërsa vetë faqa zyrtare e klubit ka treguar gjithçka ka ndodhur në atë moment, duke u zotuar se është e gatshme edhe të paguajë një gazetë më tepër nëse është kjo arsyeja e vërtetë e shpikjes së lajmeve. Njëkohësisht një qendrim zyrtar ka edhe nga ana e zyrtarit të Albeptrolit, Adriatik Kurti, që e ka cilësuar të gjithën këtë si një stisje. /Sport Ekspres/

Reagim

Klubi i Bylisit reagon ndaj pavertetesive te gazetes “Panorama Sport” qe vazhdojne me dezinformime duke prishur imazhin e klubit tone. Kjo gazete qe tashme kerkon te rivalizoje portalet si “Superligashqiptare”, “Vipsport.al”, apo “Neësport.al”, por nuk mund te mbahet me lajme te paverteta. Pak dite me pare abuzuan duke nxjerre deklarate te pavertete sikur pas ndeshjes me Tiranen ne Kupe, ne thame: “Mbajeni mend, do ta shihni ndeshjen e fundit cfare do t’iu bejme, madje premtuan pergenjeshtrime duke kerkuar falje dhe nuk e bene… Kjo gazete mos te bej qoka te uleta sepse nuk mund te shese nje gazete me shume duke abuzuar me ne, sepse jemi gati t’ia paguajme ne cdo muaj ate nje gazete teper! Pas ndeshjes “Play-Off” luajtur ne Patos mes Albpetrolit dhe Butrintit, serish ka shpikje nga kjo gazete qe nuk pasqyron realitetin sepse nuk ka pasur incidente mes trajnerit dhe policise sepse kemi nje jete miqesi me klubin e Albpetrolit…

Madje per faqen e klubit ka dhene nje deklarate edhe zyrtari i Albpetrolit Adriatik Kurti qe ka sqaruar gjithcka: “Ne radhe te pare une jam njeri qe kam nje jete ne sport dhe nuk mund te prishe miqesine nje stisje qe eshte bere kur e lexoj. Si presidenti i Bylisit z.Kapllanaj, ashtu edhe trajneri Dovedan na komunikuan qe do te ndjekin ndeshjen dhe ne ua rezervuam vendin ne tribune kryesore, madje u ndiem mire qe dy personaliete ne futboll jane mysafire ne Patos. Trajneri ka pare pjesen e pare me presidentin dhe per shkak te vapes nga soleta stadiumit kerkoi qe ta shihte pjesen e dyte ne hije. Ashtu beri e madje vec tij patij edhe disa tifoze qe me pas kaluan gardhin dhe qendruan aty. Ne kete moment delegati kerkoi qe te largoheshin te pranishmit dhe nuk cilesoi trajneri i Ballshit apo dikush tjeter…

Si rrjedhoje personat e tjere u larguan dhe Dovedan hipi ne tribune ku vijoi te shoh ndeshjen ne krah te presidentit e madje ne fund u ndam si miq. Nuk ka pse amplifikohen situata duke abzuar sepse e ritheksoj qe me Bylisin kemi maredhenie shume te mira. Sapo kam lexuar sot kete te pavertete kam kerkuar nga gazetari ta pergenjeshtroje sepse realisht nuk ka ndodhur ashtu sic eshte shkrujatur”,- tha zyrtari i Albpetrolit Adriatik Kurti ne prononcimin per faqen zyrtare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *