“Jemi gati për Champions”, kapiteni Ismajlgeci beson te tifozët: Do e mbushin stadiumin plot

Tirana është rikthyer në kryeqytet, ku po kryen përgatitjet e fundit për ndeshjet e turit të parë kualifikues në Champions kundër Dudelanzhit. Na kampi stërvjtor i bardhebluve ka dhënë një prononcim të shkurtër kapiteni i ri i skuadrës, Marsel Ismajlgeci. Mbrojtësi 22-vjeçar ka folur për mikrofonin e “Supersport”-it, duke treguar se është privilegj për të që të mbajë shiritin në krahë në një moshë kaq të re. Ismajlgeci thitë se ekipi është gati për rrugëtimin në Champions, si dhe ka besim se tifozët do e mbushin plot “Air Albania”-n në ndeshjen e kthimit.

Shiriti i kapitenit- “Është privilegj që të jesh kapiten në moshën 22-vjeçare, pasi është ekipi më i titulluar dhe më i madh në Shqipëri. l besoj se çunat do ma bëjnë më të lehtë pasi janë shumë të mirë.

Faza përgatitore- “Kemi zhvilluar një fazë shumë të mirë në Turqi. Kemi organizuar dhe disa miqësore dhe them se jemi gati për ndeshjet e Champions. Është e vërtetë që ishte rivali më i pranueshëm, por kemi parë videot e kundërshtarit dhe e dimë se çfarë janë në gjendje të bëjnë dhe çfarë kapaciteti kanë. Këdo që të kemi kundër ne japim maksimumin dhe ekipi besoj se do të jetë në 100% e tij për të dhënë maksimumin”.

Tifozët- “Tifozët janë lojtari i 12-të i ekipit dhe do na ndihmojnë shumë. Diçka që e kanë lajmëruar dhe vetë ata që do të jenë në Luksemburg. Në ndeshjen e kthimit kam besim se do të jetë plot stadiumi”, ka deklaruar Marsel Ismajlgeci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *