“Ky padiskutim që është fundi i ndeshjes më i keq dhe shëmtuar i karrierës time në stol. Por, i gjithë grupi është ende gjallë, pra do të vazhdojmë që të provojmë shanset tona deri në fund, deri kur të kemi mundësi ta bëjmë këtë gjë. Na pret edhe një ndeshje tjetër e rëndësishme”.
Trajneri i Suedisë, Anderson, pas humbjes në sekondat e fundit, përballë Gjermanisë, komentoi për FIFA-n: “Kemi ende shanse për t’u kualifikuar. Do të shkojmë të bëjmë gjithçka për ta provuar. Duam ta arkivojmë dhe harrojmë këtë humbje, edhe pse na djeg shumë. Emocionalisht, jemi të zhgënjyer dhe vështirë të mendojmë për atë që do të ndodhë”.