Igli Tare ka folur për mikrofonin e “DAZN“-it përpara fillimit të sfidës së sotme kundër Interit. Drejtori sportiv shqiptar është shprehur se Lacio e këtij sezoni është një skuadër e çuditshme, pasi luhatet mes fitoreve mjaft të bukura dhe humbjeve që të hutojnë.
“Në këto 4 muaj kam pasur më shumë ballafaqime me skuadrën se sa me djalin tim 18-vjeçar. Ka pak për të folur, ne jemi një ekip i çuditshëm, bëjmë lojëra mbresëlënëse dhe të tjera që të lënë të hutuar. Shihni edhe të fundit në shtëpi që jemi mundur me dy gola. Situata të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të analizojmë”, ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/