“Jemi akoma në lojë, do t’ia dalim”! Trajneri i Vllaznisë flet pas humbjes: Po luanim kundër Partizanit, ata kërkojnë titullin kampion

Këtu mund të gjeni intervistat e trajnerëve të Superiores pas mbylljes së 5 takimeve që nisën në orën 16:00:

Sedloski: “Kemi luajtur përballë Partizanit që kërkon titullin kampion. Kemi pasur rastet tona që ishin gola të sigurt dhe nuk kemi shënuar. Kundërshtari arriti të na ndëshkonte. Kur luan ndaj Partizanit dhe nuk shfrytëzon mundësitë e tua, është për të ardhur keq. Kam ardhur për të bërë punë të mirë, jemi akoma në lojë dhe do t’ia dalim”.

Hima (zëvendës trajneri i Lacit): “Kjo ishte finale edhe për ne, jo vetëm për Tiranën. Na vret mënyra sesi i pësojmë golat, aq lehtë. Tani kemi edhe dy finale të tjera. Nëse fitojmë, atëheë kapim Europën. Kemi punuar shumë në aspektin e mbrojtjes, por sërish pësojmë lehtë”.

Orges Shehi: “Kjo ishte ndeshje e vështirë, e kemi interpretuar mirë. Një dorë te titulli? Nuk kemi mbaruar ende asgjë. Tani e kemi vetë në dorë titullin, duhet të bëjmë punën tonë. Fusha e Laçit është një nga më të mirat në Shqipëri, na lë që të interpretojmë mirë lojën tonë. Na vjen mirë që ia dolëm sot. Duhet të jemi gjithmonë vigjilent karshi kundërshtarëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *