“Jëlldizi është alien”, Spaleti i thur lavde yllit turk: Edhe kur përpiqet të bëjë gabim, ka gjithmonë diçka më shumë

Lojtarët e Juventusit janë larguar sot duke festuar nga fusha e lojës. Bardhezinjtë kanë mposhtur Napolin me rezultatin 3-0. Jëlldizi ishte lojtari i ndeshjes në këtë sfidë, duke dhënë një kontribut të çmuar në marrjen e 3 pikëve. Pas përfundimit të lojës, Spaleti i ka thurur lavde sulmuesit turk. Trajneri italian ka thënë për “DAZN”-in se Jëlldizi është një alien, ai kurrë nuk mund të jetë një lojtar normal si gjithë të tjerët.

“Kenani është një alien. Një herë në kaq kohë bën diçka gabim për të parë nëse mund të futet në normalitet, por nuk e bën dot. Ka gjithmonë diçka më shumë. Nuk mund të shndërrohet në një lojtar normal”, ka deklaruar ndër të tjera Luçiano Spaleti./Sport Ekspres/