Jehona e “Sport Ekspres”/ Reagon menaxheri i Bullarit: Flamuri do ushtarë, jo fanatikë!

Teksa “Sport Ekspres” ka pasqyruar gjithçka sa i përket rastit të Andrea Ndoj, që tashmë është pjesë e Greqisë U-17, e gjitha kjo ngjarje ka bërë jehonë të madhe.

Sidomos në Greqi, atje ku kjo temë është më e prekshme dhe të gjithë panë pasqyrimin e një të vërtetë të madhe, pavarësisht se kishte qenë në heshtje deri tani. Pikërisht ajo e vërtetë ku klubet greke shpeshherë bëjnë presion të madh për të mos i lënë lojtarët që t’i bashkohen Shqipërisë, por sigurisht që kjo nuk i përfshin të gjithë precedentët.

Një tjetër rast krenarie, ashtu si Mario Mitaj që u largua nga të rinjtë e AEK vetëm për këtë arsye, është edhe Emiliano Bullari. Sulmuesi luan me të rinjtë e Olimpiakosit dhe Greqia ka bërë gjithçka për të marrë.

Por ky sulmues ka zgjedhur të luajë me Greqinë, me trajnerin Alban Bushi që shkoi disa herë në takim për ta veshur me fanelën e kuqezinjëve. Helenët dështuan në këtë tentativë, ndërsa nisur nga zhurma e orëve të fundit e ardhur në “Sport Ekspres”, ka edhe një reagim në faqen zyrtare të menaxherit të Bullarit, Aggelos Veizi: “Flamuri do ushtarë, jo fanatikë”. Këtë postim e ka bashkangjitur me flamurin shqiptar dhe ngjyrat kuqezi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online