Një moment tërësisht i vështirë për Kosovën dhe tifozët shqiptarë që dalin nga rruga e kualifikimit drejt Europianit pas humbjes me Maqedoninë e Veriut. Ky dështim ka sjellë edhe reagimin e ashpër të tifozëve, që kishin pritshmëri të madhe.
Madje disa prej tyre e kanë tejkaluar limitin duke sulmuar Amir Rrahmanin. Ky i fundit nuk ishte në përballjen e djeshme pasi nuk u lejua nga Napoli për shkakun e shpërthimit të Koronavirusit, ashtu siç edhe në fakt mungon Elseid Hysaj te Shqipëria.
Por në ndryshim nga mbrojtësi shkodran rëndësia e Rrahmanit ishte jetike te dardanët, pasi po zhvillohej ndeshja e historisë. Tifozët nuk kanë ngurruar që ta sulmojnë mbrojtësin e Napolit në rrjetet sociale duke e akuzuar si tradhëtar, por nuk ka munguar edhe reagimi i tij. /Sport Ekspres/