Andin Lokaj vazhdon sërish me deklaratat përçarëse mes Shqipërisë dhe Kosovës. Menjëherë pas ndeshjes së djeshme ku dardanët fituan me U-21, Lokaj ka ironizuar dhe është tallur me futbollistët e Shqipërisë. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë nga Andin Lokaj, që më parë ka thënë:
“Nuk e dua Shqipërinë o vëlla, Kosova është vendi im”. Këtë herë është Lorik Cana që ka reaguar në “Instagram”, duke e quajtur si palaço. Gjithashtu edhe Plisat kanë reaguar duke e shpallur non-grata në Prishtinë. /Sport Ekspres/