“Je Dele Ali apo i vëllai?”/ Biseda e Murinjos, pasimi magjik i mesfushorit bën xhiron e rrjetit

Murinjo ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në stolin e Totenhemit, duke marrë një fitore në shifrat 2-3 në transfertë ngaj Uest Hem. Portugezi ka ditur si ti karikojë futbollistët e tij dhe rezultati u pa në fushën e lojës.

Spursat kanë gjetur edhe një herë Dele Ali, që ka një pjesë të madhe të meritës në golin e dytë. Edhe pse i shtrirë përtokë, futbollisti anglez ia ka dalë të pasojë me finte për tek Son, që do të jepte më pas edhe asistin për brazilianin Moura. Dele është rikthyer të bëjë atë që di të bëjë më mirë në këtë ndeshje dhe duartrokitjet këtu shkojnë edhe për Murinjon.

Ky i fundit ka shkëmbyer një bisedë me futbollistin kur erdhi në krye të ekipit londinez, ku i ka drejtuar një pyetje të thjeshtë: “A je Dele apo vëllai i Deles?” Lojtari i është përgjigjur me alternativën e parë dhe në fund Murinjo i ka thënë “Atëherë luaj si Dele”. E vërtet kështu ndodhi, Dele Ali u rikthye të luajë sërish si Dele, pasi kohët e fundit paraqitja e tij në fushën e lojën nuk ishte ajo që të gjithë ishin mësuar prej tij./Sport Ekspres/