Teksa pesë javë nga fundi, Liverpool e kishte pothuajse të pamundur për tu kualifikuar në Champions League, të kuqtë jo vetëm që e arritën këtë objektiv, por u pozicionuan të tretët, duke lënë pas Chelsean. Një meritë për këtë sukses ka dhe portieri Alisson, i cili shënoi golin e fitores ndaj Ëest Bromëich.
Tashmë Premier League ka përfunduar, por faqja zyrtare në Facebook ka vendosur të ngacmojë tifozët e Liverpool, duke i kujtuar humbjen turpëruese ndaj Aston Villas me rezultatin 7-2. Komentet kanë qenë të shumta, teksa pjesa më e madhe e tyre e akuzojnë administratorin e faqes si adoleshent. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/