Në futbollin e Superiores kemi një javë “angleze” të futbollit nisur nga ngjeshja e kalendarit. Pas dy ndeshjeve të radhës që do të luhen në ditën e sotme për mesjavën, të tjera sfida do të luhen në fundjavë. Ajo që spikat është padyshim ndeshja që do të zhvillohet në “Air Albania”.
Bëhet fjalë për përballjen mes Kukësit dhe Partizanit e cila do të luhet në stadiumin më të ri në kryeqytet. Gjithashtu Skënderbeu do të ndeshet ndaj Flamurtarit, ndërsa Tirana e drejtuar nga Egbo pas ndeshjes së sotme që ka në shtëpi ndaj Bylisit, do të luajë sërish në vendin e saj kundër Luftëtarit. /Sport Ekspres/
E shtunë
Skënderbeu-Flamurtari 14:00
Vllaznia-Laçi 17:00
E diel
Tirana-Luftëtari 16:00
Teuta-Bylis 16:00
Kukësi-Partizani 19:00