Superiorja do të zhvillohet në fundjavë, për të luajtur javën e saj të shtatë. Pas atyre emocioneve që kulmuan me derbin Tirana-Partizani, kampionati shqiptar do të vazhdojë për të dhuruar të tjera përballje të bukura.
Kështu, e ndarë mes së shtunës dhe së dielës, do të zhvillohen këto pesë takime. Por një ndryshim i orës vjen për takimin mes Kukësit dhe Vllaznisë. Sipas asaj që raporton faqa zyrtare e shkodranëve, ndeshja me verilindorët do të luhet në orën 17:00 dhe jo në orën 14:00 siç u raportua. /Sport Ekspres.
E shtunë
14:00 Skënderbeu – Luftëtari
14:00 Partizani – Teuta
14:00 Flamurtari – Tirana
E diel
17:00 Kukësi – Vllaznia
14:00 Laçi – Bylis