Java e katërt dhe Superiorja vjen me një “finale”, dy klubet që do të luajnë për gjithçka në Durrës

Jemi vetëm në javën e katërt të Superiores, por në Durrës do të luhet për gjithçka. Teuta dhe Kukësi përballen me njëra-tjetrën, ndërsa fillimi i kampionatit nuk flet aspak në favorin e këtyre skuadrave. Te durrsakët kanë ndërruar edhe trajnerin, teksa vendin e Arapit e ka marrë Bledi Shkëmbi.

Nga ana tjetër Safet Gjici ia ka bërë të qartë Skënder Gegës se nuk do të presë gjatë për fitoren e parë të kampionatit, duke rritur së tepërmi presionin. E parë në këtë këndvështrim, kjo ndeshje vjen si një finale, më tepër për Kukësin pas ndërrimit të bërë te Teuta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *