Java e 26 e Superiores ishte e rrallë dhe na tregoi fare qartë se çfarë kampionati do të presim deri në fundin e këtij sezoni. Ekipet që gjenden në vendet e sipërme të tabelës dhe që më parë kërkonin titullin kampion, janë të rëna psikologjikisht nga shkëputja e bardhebluve.
Kështu, askush prej katër vendeve të para duke përjashtuar Tiranën, nuk ka arritur që të fitojë në javën që lamë pas. Bardheblutë ia dolën në derbin kundër Dinamos, ndërsa Laçi humbi me Teutën, Kukësi barazoi me Skënderbeun, Vllaznia humbi me Egnatian dhe Partizani me Kastriotin.
Qartësisht duket se ethet që kanë pushtuar ekipet që ndodhen në zonën e ftohtë po kthejnë përmbys të gjitha parashikimet, duke fituar ndaj skuadrave që janë shumë herë më të forta në letër, por më të pamotivuar në fushë. /Sport Ekspres/