Java e “Abissnet Superiores“ do të ulë siparin këtë pasdite. Janë tre duele interesante ato që mbyllin një tjetër javë të kampionatit shqiptar të futbollit. Luf.ta është e hapur në të dy frontet, teksa gara është e ndezur si në pjesën e sipërme, ashtu edhe në atë të poshtme të tabelës.
Në orën 13:45 Dinamo pret Kukësin. Verilindorët kanë rastin të përfitojnë nga humbja e Vllaznisë për t’u shkëputur me tre pikë në vendin e tretë. Por asgjë nuk do të jetë e lehtë për ta, pasi me objektiv fitoren hynë në fushë edhe Dinamo. Kryeqyetasit janë 3 pikë larg daljes nga zona e ftohtë dhe do të bëjnë gjithçka për ti bërë të tyret këto tre pikë.
Në të njëjtin orar dy ekipe të tjera do të masin forcat me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për Laçin me Skënderbeun. Skënder Gega ka marrë në duart e tij timonin e skuadrës korçari dhe misioni i vështirë kalon nga krubinasit. Ndërkohë takimi i fundit do të jetë ai mes Teutës dhe Kastriotit, që zhvillohet në orën 16:45./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Ndeshjet e javës së 25 të “Abissnet Superiores“:
13:45 Dinamo – Kukësi
13:45 Laçi – Skënderbeu
16:45 Teuta – Kastrioti