Java e 25 e “Abissnet Superiores“ do të luhet e ndarë në dy ditë. Skuadrat do të zbersin në fushë më 12 dhe 13 mars. Do të jetë “klasikja“ e futbollit shqiptar ajo që do të nisë javën e 25 të kampionatit. Vllaznia do të përpiqet të frenojë Tiranën në “Loro Boriçi“, ndërsa bardheblutë nga ana tjetër duan të mbajnë distancën për të ruajtur kreun e tabelës. Në po të njëjtën orë, 16:45, Partizani do të presë Egnatian.
Ndërkohë tre duelet e tjera do të zhvillohen më 13 mars. Në orën 13:45 Dinamo mat forcat me Kukësin, ndërsa paralisht në Laç kurbinasit presin Skënderbeun. Përballja e fundit për javën e 25 të “Abissnet Superiores” do të jetë ajo mes Teutës dhe Kastriotit, me të dyja ekipet që do të zbresin në fushë në orën 16:45./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Java e 25-të e “Abissnet Superiores”:
12 mars
16:45 Vllaznia – Tirana
16:45 Partizani – Egnatia
13 mars
13:45 Dinamo – Kukësi
13:45 Laçi – Skëndereu
16:45 Teuta – Kastrioti