Java 12, sytë te Partizani-Skënderbeu të hënën

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kalendarin e Superiores për javën e 12-të.

Fundjava do të ndahet në tre ditë, me dy ndeshje të shtunën, dy të dielën dhe kryendeshjen Partizani-Skënderbeu të hënën, ora 17:00.

Të shtunën vëmendja është te Laçi-Kukësi e Flamurtari-Teuta, me skuadrat rivale të Skënderbeut që duan të shtojnë presionin.

Të dielën në Shkodër luhet një ndeshje shume delikate mes Vllaznisë e Luftëtarit, ndërsa Kamza do të presë Lushnjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *