Partizani bëri një goditje matanë limitit të mbylljes së merkatos, duje afruar para pak ditësh Jasir Asanin nga kampionati maqedonas. Mesfushori, pjesë e Shqipërisë U-21, zgjodhi të kuqtë, edhe pse kishte shumë oferfa, ndërsa tani shpreson të arrijë formën optimale sa më shpejt.
Sot Asani luajti në pjesën e dytë të sfidës mes Partizanit B e Luzit. Të kuqtë fituan 1-0 në startin e kampionatit, me gol vendimtar në minutën e fundit të ndeshjes, shënuar me 11-metërsh pikërisht nga Asani. Ogur i mirë, përtej faktit që bëhet fjalë për kategorinë e tretë, futboll amator.
Ndërkaq, sot luajtën edhe disa lojtarë nga ekipi i parë, si Shahinasi, i ardhur nga Italia për ekipin e parë, ku po luan shumë pak.