Jashanica dëshmon në Gjenevë, pritet ulje e dënimit

Një çështje me vete në klubin korçar është ajo e mbrojtësit Bajram Jashanica, i cili rezultoi pozitiv në testin e kontrollit antidoping pas ndeshjes me Jang Bojsin në Europa League. Kjo çështje kishte mbetur disi në heshtje, ndërkohë që në klubin korçar kanë bërë të ditur gjithmonë se janë në pritje dhe se kanë pasur gati dosjen e mbrojtjes për futbollistin e tyre. Por dje është mësuar se ka pasur zhvillime në këtë drejtim. Jashanica ka qenë i pranishëm të martën në Gjenevë, ku për më shumë se dy orë ka dhënë shpjegime përpara Komisionit të Kontrollit Antidoping të UEFA-s. Ai është pyetur me detaje dhe vetë kohëzgjatja e tregon këtë fakt. Në klubin korçar dje nuk kanë dashur të japin shpjegime, duke u mjaftuar me faktin se po e ndjekin situatën me kujdes. Kur u mësua lajmi se futbollisti i Skënderbeut kishte rezultuar pozitiv ne testin antidoping, u tha se ai rrezikonte deri në dy vite pezullim, sipas rregullores. Nuk është shumë e qartë në këtë moment, nëse vendimi është dhënë dhe klubi e lojtari e kanë çuar çështjen në Apel, apo dëshmia e Jashanicës është pjesë e procesit.

DËNIM I ULËT – Që në fillim është thënë se Jashanica mund të përfitojë një dënim më të ulët për vetë faktin se është rasti i parë që atij i ndodh diçka e tillë dhe se substanca e ndaluar është përdorur për një alergji që lojtari kishte atë ditë. Edhe mbrojtja e klubit korçar për Jashanicën ka të bëjë pikërisht me këtë fakt, që dënimi i tij të jetë sa më i reduktuar dhe lojtari të ketë mundësinë të kthehet në fushë sa më parë. Përgjigja përfundimtare pritet të jepet brenda dy javësh dhe mbrojtësi kosovar shpreson për një vendim pozitiv për të.     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online