Mesjava rikthen ethet e Ligës së Kampionëve. Këtë të martë dhe të mërkurë do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës “play off”, nga të cilat do të mësohet se cilat ekipe do të shkojnë në fazën e grupeve. Në radhë për një biletë për në Ligën e Kampionëve janë 8 lojtarë shqiptarë.
Mbrëmjen e nesërme zbret në fushë Sparta e Pragës, pjesë e së cilës janë plot 4 lojtarë shqiptarë: Qazim Laçi, Indrit Tuci, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani. Kampionët e Çekisë e fituan ndeshjen e parë kundër Malmos me rezultatin 0-2 dhe tani janë pranë festës së madhe në shtëpinë e tyre.
Në ankth për të mësuar nëse do të jenë pjesë e kompeticionit më të lakmuar për klue janë edhe Arbër Hoxha, Redon Xhixha dhe Edon Zhegrova. Lila e këtij të fundit e ka fituar ndeshjen e parë me shifrat 2-0 ndaj Slavias së Pragës. Ndërkohë, Arbër Hoxha dhe Redon Xhixha do të jenë përballë njëri-tjetrit të mërkurën në mbrëmje për një vend në grupet e Ligës së Kampionëve. Megjithatë, Hoxha duket më pranë, duke qenë se Dinamo e fitoi përballjen e parë me shifrat e thella 3-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/