“Janë të shpejtë si vetëtima”, trajneri i Lokomotivës ngre në qiell Uzunin dhe Kastratin

Lokomotiva e Zagrebit është një nga klubet që i ka hapur dyert pët futbollistët shqiptarë dhe këta të fudnit po ia shpërblejnë më së mirin ë fushën e lojës. Dyshja Kastrati-Uzuni ka qenë e jashtëzkonshme në sulm këto sezone, duke i falur jo pak pikë ekipit me golat dhe asistet e tyre. Një formë mjaft të mirë po e gëzojnë edhe këtë vit, ku shumë gola mbajnë firmën e tyre. Kastrati arriti të firmosë për ekipin më të madh kroat, Dinamo e Zagrebit, ndërsa edhe Uzuni pritet të lëvizë në verë, gjë që është përfolur prej kohësh.

Vlerësimet më të larta për dyshen shiptare vijnë edhe nga vetë trajneri i tyre, Goran Tomic, i cili ngre në qiell sulmuesit me fjalët e tij. Shpejtësia dhe depërtimet nga krahët janë pikë e tyre më e fortë, aq sa kreu i pankinës zgjedh t’i krahasojë me vetëtimën.

“Ata janë jashtëzakonisht shumë të fortë në krahë. Kastrati dhe Uzuni janë të shpejtë si vetëtima dhe mund t’i shpëtojnë lehtë mbrojtjes. Do e kemi të vështirë të përfundojmë kampionatin në vendin e dytë, pasi nuk kemi shumë lojtarë me eskperiencë. Por asnjëherë nuk i dihe me siguri”, ka deklaruar Goran Tomic./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *