Janë të pandalshmit e Serie A, trajneri “kërcënon“ Milanin me humbjen e parë: Nuk firmos për barazim, ju hapim probleme

Mbrëmjen e nesërme Milani pret në “San Siro“ ekipin e Parmës, për të luajtur ndeshjen e 11 në Serie A. Kuqezinjtë janë të pandalshmit e kampionatit italian, ku deri më tani numërojnë 8 fitore dhe vetëm 2 barazime. Por këtë rekord kërkon ta përmbysë Parma nesër mbrëma. Në konferencën për shtyp, trajneri Liverani ka “kërcënuar“ klubin nga Milano se nuk firmos për barazim, por do u hapë probleme “djajve“.

“Unë kurrë nuk firmos për një barazim, nuk është një rezultat përfundimtar. E di që ka dallime midis nesh dhe Milanit, ekipi që ka qenë avullues që nga karantina, por mendoj se jemi në gjendje të krijojmë një përshtypje të mirë. Ne do të shkojmë në Milano për të luajtur futboll dhe do të shfrytëzojmë cilësitë që kemi për të krijuar probleme. Pastaj, nëse fusha na tregon ndryshe, ne do ta përgëzojmë Milanin”, ka deklaruar Liverani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *