Bajer Leverkuseni është i pandalshëm këtë sezon. Plot 50 ndeshje pa humbje janë regjistruar për klubin gjerman në këtë sezon futbollistik. “Aspirinat” nuk e kanë ulur ritmin as pas fitimit të titullit kampion. Leverkuseni nuk mëshiron askënd, teksa Bohumi është “preja” e radhës.
Kampionët e këtij edicioni të Bundesligës kanë shkatërruar me rezultatin 0-5 kundërshtarin. Patrik Shiku (41’) dhe Bonifejsi (45’+2’ p.) shënuan në pjesën e takimit, ndërsa në të dytën ishin Adli (76’), Stanisiçi (87’) dhe Grimaldoja (90’+3’) që vulosën rezultatin përfundimtar 0-5./Halit Delibashi-Sport Ekspres/