Mirlind Daku mund të ndërrojë skuadër brenda këtij muaji. Sulmuesi shqiptar është një prej më të mirëve në rolin e tij në kampionatin rus, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave. Mediat ruse bëjnë me dije se dy skuadra janë në garë për të siguruar shërbimet e futbollistit të Kombëtares kuqezi.
Spartaku i Moskës dhe Krasnodari janë në kërkim të një qendërsulmuesi në këto ditë të fundit të merkatos, e cila në Rusi përfundon më 13 shtator. Krasnodari është gati të paguajë 10 milionë euro për të blerë kartonin e Mirlind Dakut, në rast se Kordoba do të largohet nga radhët e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/