Janë shifrat që flasin, Malaga do kishte 18 pikë më pak pa Armando Sadikun dhe Adrian

Armando Sadiku është kthyer në një pikë kryesore për Malagan këtë sezon së bashku me mesfushorin Adrian. Një gjë të tillë e thekson edhe prestigjozja spanjolle “AS”, që i dedikon edhe një artikkull rëndësisë së dyshes në ekip. Kështu Sadiku së bashku me Adrian kanë shënuar plotë 16 gola nga 27 të tillë në total që numëron klubi spanjoll, pa të cilët Malaga do e shihte veten sot 18 pikë më pak në tabelën e renditjes.

Sadiku ka gjetur rrjetën 1 herë në 10 raste, ndërsa spanjolli në 6 të tilla. Madje vlen të përmendet fakti se në të gjitha takimet kur këta dy lojtarë kanë arritur të shënojnë, të cilat janë 13, Malaga nuk njeh humbje, teksa ka realizuar 6 fitore dhe 7 barazime. Kjo tregon qartë edhe peshën që sulmuesi shqiptar së bashku me Adrian mbajnë te klubi andaluzian, të cilin duket se e kanë marrë për dore këtë sezon. Në fund të fundit janë shifrat ato që flasin./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online