Shanset që sezoni i ri ta zërë në Champions League janë të mëdha për Lazion, për këtë arsye klubi Italian kërkon të përforcojë organikën me lojtarë të njohur e me eksperiencë. Tare ka përveshur mëngët dhe po mëndon të bëjë tregti te gjiganti spanjoll, Barcelona. Ivan Rakitiç prej disa kohësh është përfolur për një largim nga katalanasit dhe Lazio ka nisur të fëkojë duart. Mesfushori kroat ka vetëm një vit në kontratë me Barçën, në të cilën e ka humbur edhe pozicionin e titullarit fiks. E për të mos rrezukuar që lojtari ballkanas të largohet me parametra zero, ekipi spanjoll është i hapur për të dëgjuar ofertat për të, sidomos në këtë periudhë kur kriza është ulur këmbëkryq te ta.
Nga Serie A kanë rënë prej kohësh kambana për Rakitiç, ku Interi dhe Juventusi kanë shfaqur interes. Së fundi mediat spanjolle bëjnë me dije se edhe Lazio është hedhur në sulm për shërbimet e tij. Një rast s iky patjetër që duhet shfrytëzuar dhe kjo është ajo që Tare di të bëjë më mirë. Mësohet se bardhekaltrit tashmë kanë nisur të bisedojnë me Barcelonën në lidhje me mundësinë e transferimit, që mund të kapë vlerën e 20 milionë eurove. Ndërkohë “Il Tempo” zbulon e Lazio ka në plan t’i ofrojë Rakitiç një kontratë 3-vjeçare, ndërsa pritet të shihet vendimi i mesfushorit kroat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/