Armando Broja dhe Conor Gallagher janë kthyer si “vëllezërit siamezë” te Chelsea. Të dy këta lojtarë arritën që të shkëlqenin në sezonin e shkuar në huazimet e tyre përkatëse. Duke marrë parasysh edhe moshën e re, interesimi është i madh mbi ta.
Interesante është fakti se gjithmonë kur skuadra të tjera janë interesuar te Chelsea, kanë kërkuar afrimin e të dy lojtarëve, që nuk ndahen nga njëri-tjetri. Gazetari Paul Brown është shprehur se West Ham është i gatshëm për të ofruar 90 milionë paund që të marrë kartonin e Brojës dhe Gallagher.
Në të njëjtën mënyrë po përpiqet që të luajë edhe Everton, vetëm se Brojën dhe Gallagher kërkon që t’i marrë në shkëmbim të sulmuesit Gordon. Gjithashtu edhe në interesimin e Newcastle, përfshiheshin po të dy këta futbollistë. /Sport Ekspres/