Pep Guardiola ka shprehur vlerësimet maksimale për Napolin. Trajneri i Manchester City ka thënë se italianët janë ekipi më i mirë i momentit në Europë në bazë të lojës dhe rezultateve të tyre. “Këtë vit është Napoli ekipi më i mirë në Europë, edhe me stilin e lojës. Janë shumë afër Arsenalit”.
Gazetarët e kanë pyetur trajnerin e Napolit, Spaletit, sesa i vlerësuar ndihej nga ky kompliment i Guardiolës, por reagimi ka qenë i papritur. “Jo, nuk jam krenar. Kjo nuk më bën krenar. Është një lojë për të ushtruar presion mbi tjetrin. Ne të gjithë e dimë tashmë. Si vendoset para një ekip që investon 9 milionë euro me një tjetër që shpenzon 900 milionë euro”, tha Spaleti. /Sport Ekspres/