“Jam vetëm 20-vjeç”, Kristjan Asllani flet për faqen zyrtare të Interit: Ika nga Shqipëria në moshën 2-vjeçare…

Kristjan Asllani ka firmosur me Interin dhe në ditën e sotme ka ardhur prezantimi zyrtar për tifozët. Në faqen zyrtarë të zikaltërve gjendet edhe një intervistë e shkurtër me mesfushorin shqiptar, ku Asllani thotë fjalët e para si lojtari i ri i Interit. “Ndihem shumë mirë, jam vetëm 20 vjec dhe të marrë këtë shans për të luajtur te Interi është shumë e vecantë. Mezi po e pres nisjen e sezonit. Kur nuk e imagjinoja se do të mbërrija kaq larg.

Ika nga Shqipëria kur isha dy vjeç dhe erdha në Itali. Nisa të mësoja gjithçka në lidhje me futbollin në Itali. Nuk kam ndonjë idhull në veçanti, kam parë shumë ndeshje të mesfushorëve të ndryshëm dhe tani do të kem fatin të luaj me Brozovic”, tha Asllani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *