“Jam tifoz i Messit”/ Besojmë se i njihni! Aidoo: Vdekja duhet festuar, e urrej që njerëzit qajnë kur bëj punën time

Nga Klaudio Ndreca

Është e pamundur të mos keni parë të paktën një “meme” të katër personazheve mistik. Puna e tyre, të paktën kështu e quajnë ata, është transportimi në krah i arkivolit të një personi që ka ndërruar jetë. E pazakonta është se ata festojnë gjatë ceremonisë dhe bëjnë manovra me arkivol, si të ishte një objekt argëtues kërcimi. Njëri prej këtyre protagonistëve, Benjamin Aidoo, është i apasionuar pas futbollit, madje shpreheht se skuadra e tij e zemrës është Barcelona. I frymëzuar nga Leo Messi, ai shpreh emocionet e të qenurit tifozë i yllit të Barcelonës. Aidoo ka shpjeguar po ashtu  edhe arsyen se përse në vendin e tyre, të vdekurit përcillen në atë mënyrë.

“Lojtari im i preferuar është Messi, unë e dua atë. Më pëlqen mënyra e tij dhe luan golat që ai shënon. Përveç kësaj, ai nuk është egoist, kjo është shumë e rëndësishme. Unë e dua futbollin dhe më pëlqen shumë të luaj, është një nga hobi im. Unë jam një tifoz i Barçës, më pëlqen shumë, por mbi të gjitha jam adhurues i Messit, ai është një lojtar i madh. Ai është lideri dhe ne duhet ta falënderojmë, pa atë Barça nuk do të ishte ashtu siç është. Duke pasur Messi, Barça kanë fituar tituj që pa atë nuk do të kishin arritur dhe ne nuk do të ishim përmirësuar aq sa kemi përmirësuar në vitet e fundit”.

Videot me arkivol? Mendimi im është që ne duhet të festojmë vdekjen. Pse? Sepse kur një person largohet nga ne, duhet të kujtojmë se çfarë ai ka bërë gjatë jetës së tij. Ju e dini se çfarë ka kontribuar ky person, çfarë Ai ka bërë për ju. Në një farë mënyre ju duhet ta falënderoni atë që, pjesërisht, ju jeni ashtu siç jeni falë këtij personi . Kështu që unë mendoj se duhet ta festojmë vdekjen më shumë sesa lindja e një personi, kjo është arsyeja pse ne kërcejmë. E urrej që njerëzit qajnë kur bëj punën time, kjo më bën shumë të trishtuar … Ne kërcejmë sepse duam që njerëzit të kuptojnë se nuk ka nevojë të qash me vdekje, ne duhet të ndihemi të lumtur për atë person .

Fama në rrjete sociale? Ndihem mirë. Unë jam i famshëm në të gjithë botën! Njerëzit përdorin videot e mia për të bërë ‘meme’, ata mëshkruajnë për të më uruar … Dhe kjo më bën të ndihem mirë. Është një privilegj që njerëzit mund të më shohin përmes rrjeteve sociale. Shumë njerëz më telefonojnë dhe thonë se janë adhuruesit e mi, janë tifozët e m’i numër një dhe ndjehen mirë për mua. “- ka shpjeguar Benjamin Adioo./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online