Arsenali është larguar me një brazim 1-1 nga Madridi në gjysmëfinalen e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Mikel Arteta ka mbetur i zhgënjyer me arbitrimin. Ai ka thënë pas ndeshjes se penalltia ndaj Ezesë nuk duhej anulluar dhe se vendimi i arbitrit e ka zemëruar tej mase.
“Fatkeqësisht, në pjesën e dytë filluam paksa të çrregullt, me disa lëshime dhe duke u dhënë atyre një moment. Dhe ky është momenti që ata e përdorën. Kjo është diçka që e dinim se duhej ta kalonim. Në mënyrën se si dhamë penalltinë, jemi shumë të zhgënjyer.
Në Premier Ligë nuk është penallti, por këtu duhet t’i pranojmë këto rregulla dhe padyshim sa konsistentë kanë qenë. Për shembull, dje me Banernin e Mynihut, pranoj se kjo është një gjë modeste. Ajo për të cilën jam jashtëzakonisht i zemëruar, është se si penalltia ndaj Ebsit anullohet në mënyrën se si ndodhi, kur nuk është një gabim i qartë dhe i dukshëm. Dhe kjo ndryshon rrjedhën e lojës. Dhe në këtë nivel, më vjen keq, por kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë Mikel Arteta./Sport Ekspres/