“Jam shumë i shëmtuar, gruaja ime nuk sheh”! Vedat Muriqi: Jam kanibal që nuk ha fëmijë, punoja si kamarier në Kosovë

Mallorka ka arritur që të fitojë kundër Atletiko Madridit me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit do të shënohej nga Muriqi. Sulmuesi shqiptar është vendosur në ndjekje të Lewandowski teksa ka shënuar 8 gola. Në intervistën pas ndeshjes, Muriqi kishte përgjigje të bukur edhe për trajnerin e ekipit të tij që e quajti të shëmtuar.

“Trajneri kishte të drejtë, unë jam shumë i shëmtuar. Mendoj se gruaja ime nuk sheh mirë. Por…edhe trajneri im, Javier Aguirre, nuk ëshrë shumë i pashëm. Unë nuk jam i bukur, por e quaj veten tërheqës.

Për disa vite kam qenë kamarier në Kosovë. Kam filluar punën që 9 vjeç. Kam jetuar luftën në Kosovë dhe kam parë gjëra që nuk duhet t’i shoh asnjë qënie njerëzore. E quaj veten kanibal, por i mirë, jo si ata që hanë fëmijët, unë nuk ha fëmijë”, tha Muriqi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *