Nga Klaudio Ndreca
Panuçi vazhdon që të tregohet jo korrekt në Itali, duke treguar histori të ndryshme nga realiteti. Këtë herë në qendër të sulmimit nga ish-trajneri i Shqipërisë, u vendosë në tabelë Luciano Spaleti. Në një intervistë për mediat italiane, Panuçi ka trilluar dhe shtuar disa atribute vetes, që realisht i mungonin.
Fillimisht duke shprehur gjithë lumturinë e madhe për faktin që drejtoi Shqipërinë, ndërsa iku me dështim. Për të vazhduar me marrëdhënien me lojtarët, që në kohën e tij ka pasur edhe shumë përçarje te kuqezinjtë, aqsa Lenjani u detyrua që të dilte hapur se nuk do t’i bashkohej më Kombëtares deri kur Panuçi të largohej.
Në një mendim kundër rregullave të vendosura prej tij ishin edhe shumë futbollistë të tjerë të Shqipërisë. Por pavarësisht kësaj, trajneri italian e përdor frymën e grupit si pikën e tij më të fortë në vendin fqinj, megjithëse ajo ishte pjesa ku çalonte më tepër.
“Unë isha te Roma dhe Spaleti luajti me Kasetin, që nuk ishte stërvitur një ditë më herët nga ndeshja dhe kishte një kohë të gjatë pa luajtur. Shumë njerëz menduan: “E ka marrë sa për numër”. Kam si trajner rreth 5 vite dhe nuk kam vepruar kur si Spaleti.
Tani kam pasur shumë oferta, nga Aris, Irani, Deportivo në Spanjë. Ia kam dedikuar veten golfit, studimit, udhëtimit dhe duke parë ndeshje. Jam një trajner që ndryshon në çdo vit dhe e lë jetën që të më udhëheq dhe të më rrit. Por ajo që më krenar është marrëdhënia me lojtarët, përshtatem shumë lehtë. Trajneri është një punë ndryshe nga të tjerat dhe jam shumë i lumtur që kam drejtuar Shqipërinë. Por ishte shumë e vështirë atje që të merrje këtë vend pas De Biazit”, tha Panuçi. /Sport Ekspres/