“Jam shkodran dhe Brojën e dua, por jo në fushë tani”! Tifozi i Shqipërisë: Takova Silvinjon, ishte si të flisje me…punëtorin e fushës

Gjithmonë themi se tifozët sakrifikojnë për Kombëtaren. Por cilat janë realisht shifrat që ata shpenzojnë nga xhepi i tyre për të qenë në stadium dhe për të përkrahur Shqipërinë? Shpenzimet janë të shumta, bileta e stadiumit është “halli më i vogël”. Akomodimi në hotel, ngrënia, shpenzimet e ndryshme gjatë ditës, birrat e pira, pa harruar edhe ditën e punës që nuk merret në shtetet nga ata vijnë dhe që për hir të së vërtetës, nuk janë pak.

Për të kuptuar një ide të qartë të gjithë kësaj panorame, këtë herë emisioni “Koha Shtesë” do të sjell një intervistë interesante me tifozin e Kombëtares, Nin Bitani. Ai jeton në Suedi dhe origjina e tij është nga Shkodra, tifoz i besnik i Kombëtares dhe që ka ndjekur të gjitha takimet e kualifikueseve të Europianit nga stadiumi. (Shiko videon e plot të intervistës më poshtë)

“Si fillim dua që të komplimentoj Armand Dukën. Nuk kam qenë shumë simpatizant i tij, por tani e meriton me plot gojë përgëzimin. Në fillim kam qenë kritik me të. Arriti që të bëjë atë që nuk mundën dot as politikanët, as Berisha, as Nano, as Rama, Duka bashkoi një komb. Nëse ti arrin një sukses për herë të parë, mund të quhet rastësi, por kur e përsërit për herë të dytë, duhet t’ia japim meritën Dukën. Duka po bën atë që nuk mundën dot politikanët, po mbledh një komb. U zgjodh edhe zëvendës president i UEFA-s. Është edhe si figurë për emrin e Shqipërisë. Edhe arbitrat do të kenë pak frikë tani që të jenë me pushkë për të goditur Shqipërinë dhe të jenë në krahun e rivalit, tani nuk do të ndodhi.

Unë jam shkodran dhe Brojën e kam pikë të dobët, por kur po vinim në aeroport i thashë shokëve: “Nuk është e mira që të futet Broja”. Lojtarët janë të lidhur për momentin me njëri-tjetirn, e njohin me sy mbyllur. Broja duhet me 100% për Europianin, por jo tani, se lojtarët janë të lidhur dhe po luajnë prej kohësh bashkë”. Silvinjon e kam takuar, ishte njeri shumë i thjeshtë dhe i nxehtë. Komunikonte shumë thjeshtë, zëre se ishte punëtor i fushës dhe jo trajneri”, tha Bitani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online