“Jam përplasur me policinë”, Briken Çalja nuk heq dorë nga stërvitja: Nuk e ndal ëndrrën për medalje

Sporti këto kohë ka kaluar në plan të dytë dhe primare është kthyer siguria shëndetësore, por kjo nuk e ka ndalur peshëngritësin Briken Çalja të vijojë rutinën e tij stërvitore. Sportisti shqiptar synon medalje në aktivitetet e ardhme të Kampionatit Europian dhe Lojrat Olimpike dhe kjo është arsyeja përse nuk heq dorë nga stërvitja as në këtë periudhë aspak normale që vendi ynë sikurse shumë vende të tjera të botës po kalon. Vetë Çalja ka folur për mikrofonin e “Top Channel”, ku tregon edhe vështirësitë e tij në këto kohë. Një periudhë pushimi pa u stërvitur do ishte një lamtumirë për ëndrrën e tij për medalje e për këtë arsye peshëngritësi shqiptar tregon se as rrethanat e rrezikshme nuk kanë për ta smbrapsur nga të stërviturit përditë në palestrën e improvizuar prej tij.

“Realisht nuk kam bërë asnjë ditë pushim, pavarësisht situatës që është shumë alarmante. Normalisht është shumë e rrezikshme, por të mos harrojmë që ne sportistët gjatë gjithë kohës jemi në rrezik. Por kjo nuk do të thotë që ne do duhet të ndalim ëndrrën për të fituar medalje olimpike edhe pse është një situatë jashtë normales. Aktiviteti më i afërt është Kampionati Europian që zhvillohet në 13-21 qershor dhe Lojrat Olimpike, të cilat janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme.

Mund të thuhet që gjatë gjithë kohës jam në palestër duke mos bërë asnjë ditë pushim. Një nga vështirësitë e mia është lëvizja që unë bëj nga shtëpia deri këtu te kjo godinë që e kam improvizuar vetë për raste të veçanta dhe realisht më ka hyrë jashtëzakonisht në punë. Sidomos për këtë situatë sepse këtu jam vetëm dhe do më duhet të përballem edhe me rreziqet pasi nga shtëpia këtu është gati 4-5 kilometra dhe duhet të jem me makinë. Një problem është lëvizja sepse na e kanë ndaluar dhe kemi pasur përplasje me policinë.

Të them të drejtën mua do më interesonte më shumë të zhvilloheshin aktivitetet por deri tani janë në dyshim dhe kjo do të varet në muajin që vjen. Do të bëhet një mbledhje tjetër dhe nëse përkeqësohet situate normalisht që do të anulohen. Unë do vazhdoj të stërvitem pasi nëse e lë atë për një periudhë të gjatë do më duhet një periudhë 6-8 muaj që të marr formë edhe nëse e lë stërvitjen për dy javë”, është shprehur Briken Çalja./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online