Ardian Mema është përjetësisht i ngjyrave bardheblu. Pavarësisht largimit nga Tirana dhe gjithçkaje që ka ndodhur për të sjellë këtë vendim, dashuria për stemën e klubit nuk fshihet kurrë.
I pyetur në studion e “Rubrika Sportive” nëse mund të drejtojë Partizanin, përgjigja ishte shumë e shkurtër dhe linte shumë për të kuptuar: “Unë thashë që jam pa punë, por jo se jam pa bukë”. Pra, kjo është ideja e fundit që për momentin Ardian Mema dërgon ndërmend, për të drejtuar klubin e të kuqëve. /Sport Ekspres/