“Jam njeri i drejtë, sot nuk ishim fare në fushë”! Trajneri i Bylisit flet sërish për arbitrat: Si t’jua themi, ne vemi kur e dimë se çfarë na pret

Bylisi ka prodhuar ndeshjen më të dobët të sezonit kundër Kastriotit. Ballshiotët kanë humbur në shifrat 3-0, duke mos shfaqur thuajse asgjë në 90 minuta. Ekipi i Bellait dukej ende me mendjen në Shkodër, sa i përket protestave për vendimet e arbitrit kundër Vllaznisë.

Pjesa e parë kishte më tepër shenja barazie, megjithëse krutanët ishin më të rrezikshëm para porte. Morbek arriti të realizonte nëpërmjet një penalltie në minutën e 36. Në pjesën e dytë, vendasit goditën sërish portën me Selmanin dhe Morbek, ndërsa Bylisi nuk mundi të reagonte. Më poshtë gjeni reagimin e trajnerit për “Oversport”:

Bellai: “Nuk e di nëse ka ndikuar e gjithë kjo situata e fundit që ka qenë me VAR kundër nesh. Unë jam i drejtë, nuk kërkoj alibi. Ne e merituam të humbnim plotësisht sot. Po punojmë me psikologjinë e lojtarëve. Si të jua them, ne po vemi kur e dimë se çfarë na pret. Ne nuk ankohemi kot. Sot nuk ishim askund. Në situatat që janë kundër nesh, arbitrat shikojnë dhe detajet, kur bëhet fjalë për vendime pro nesh, nuk i shohin në të njëjtën mënyrë”.

Cela: “Për mua ka rëndësi fitorja, nëse shënohen një apo tre, është njësoj. Ishte një nxjerrje dufi nga ana e ekipit pasi morëm një humbje të pameritura ndaj Lacit. Punuam me kokën poshtë këtë javë, i lamë alibitë dhe justifikimet. U fokusuam në veten tonë dhe ia dolëm. Morbek? Mendova të fusja Spartak Ajazin se është shqiptar dhe më kupton më mirë për mënyrën e lojës që dua. Goli i parë na e lehtësoi shumë punën. Dua akoma të mësoj, të punoj dhe të rritem në këtë profesion. Është fat për ne që lamë futbollin dhe jemi akoma afër fushës. Këtu kemi djerdhur djersën tonë, kemi kaluar momentet më të bukura të jetës dhe gjithçka kemi kaluar, i përket këtij barit jeshil”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *