“Jam në qytetin e një prej sportistëve më të mëdhenj në botë, Granit Xhakës”, tenisti i njohur zbulon mesazhin për Federerin

Andy Murray ka zbuluar së fundmi se është një tifoz i zjarrtë i Arsenalit. Pjesë e “topçinjve” është edhe Granit Xhaka, me të cilin tenisti i njohur ka ngacmuar Federerin. Si lojtari shqiptar, ashtu edhe legjenda zvicerane e tenisit kanë lindur në Basel, prandaj Murray ka vendosur të bëjë humor l duke i shkruar në mesazh se ka mbërritur në qytetin e një prej sportistëve më të mëdhenj, Granit Xhakës.

“Jam një tifoz i madh i Arsenalit dhe e dija që Xhaka ka lindur në Basel. I dërgova një mesazh Federerit kur zbrita në Basel dhe i thashë: ‘Sapo kam prekur qytetin e një prej sportistëve më të mëdhenj në botë: Granit Xhakës'”, ka thënë Andy Murray./ Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *