“Jam në duart e Realit“, Bejl flet haptazi për të ardhmen: I bëjnë gjërat të vështira, nuk më lanë të largohesha

Situata e Bejlit te Reali i Madridit ka qenë e komplikuar, me lojtarin që prej kohësh tashmë ngroh stolin e galaktikëve. Gjithashtu, sulmuesi uellsian është kritikuar pafund nga tifozët për mungesën e motivimit. Por më në fund Bejl ka vendosur të hapë golën dhe të flasë hapur mbi situatën e tij te Reali. Uellsiani pranon se dëshiron largimin por janë “los blancos“ ata që refuzojnë ta lejojnë diçka të tillë.

“Kur vij në Uells ndihem shumë i lumtur, i rehatuar dhe i mirëpritur. Kur vij këtu ndihem i emocionuar dhe i motivuar për të luajtur futboll.”

E ardhmja? duhet pyetur klubi, sepse unë u përpoqa të largohesha vitin e shkuar dhe klubi bllokoi çdo gjë deri në sekondën e fundit. Ata nuk më lanë të largohesha, kështu që pyesni klubin. Dua të luaj futboll, por Reali kontrollon gjithçka. Ç’të bëj, kam kontratë dhe duhet të vazhdoj e të shoh çfarë ndodh.

Une thjesht dua të luaj futboll, jam vetëm 31 vjeç dhe në një formë të mirë. Kam ende shumë për të dhënë. Jam në duart e klubit, por ata i bëjnë gjërat shumë të vështira për të qenë i sinqertë“, ka thënë Gareth Bejl./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online