“Jam krenar të jem pjesë e një ekipi 133-vjeçar”! Firmosi në Indi, Armando Sadiku: Më bindën brenda javës

Armando Sadiku ka firmosur me ekipin e ri. Sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e Mohun Bagan në Indi, teksa ka treguar detajet e transferimit.

“Kur Mohun Bagan më kontaktoi, pashë në detaje kampionatin dhe më shtoi kuriozitetin. Sinqerisht, drejtuesit e këtij klubi më bindën brenda javës.

Shpresoj që bashkë me shokët e ekipit të mbrojmë titullin. Jam krenar që të jem pjesë e një klubi 133 vjeçar”, tha Sadiku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *