“Jam i nderuar nëse më respekton Tare”, Shaqiri “i shkel syrin” Lacios: Intriguese, më pëlqen futbolli i Sarrit

Xherdan Shaqiri është një nga dëshirat e hershme të Igli Tares, që prej kohësh e mban nën vëzhgim. Këtë verë sulmuesi shqiptar është përfolur shumë për një kalim te Lacio, i cili me shumë mundësi do të konkretizohet me një firmë në kontratë. Idenë e të veshurit të fanellës bardhekaltër e pëlqen edhe vetë Shaqiri, që në një intervistë të dhënë së fundmi zbulon se është gati për një aventurë të re dhe se kalimi te Lacio do të ishte intrigues për të.

“Unë i thashë Liverpoolit se jam gati për një sfidë të re. Nuk kam marrë kërkesa të drejtpërdrejta. Lazio? Ata janë një klub i madh. Tare po bën një punë të shkëlqyeshme. Nëse është e vërtetë që ai më respekton, atëherë unë jam i nderuar. Sarri? Më pëlqen futbolli i tij sulmues. Do të ishte intriguese. Jam gati për një aventurë të re”, është shprehur Xherdan Shaqiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online