Haland është përbindësh i golave dhe këtë e dëshmoi në mbrëmjen e sotme. Norvegjezi shënoi 5 gola në fitoren 7-0 të Manchester City ndaj Leipzig. Por sulmuesi i Manchester City vazhdon që të jetë “i çuditshëm” me deklaratat e tij. Që para mbërritjes në Angli, Haland njihej për përgjigjet e shkurtra dhe të pazakonta në daljet mediatike.
Kështu ka rezultuar edhe në mbrëmjen e sotme, teksa menjëherë pas ndeshjes, Haland u shpreh: “Jam pak i hutuar në kokën time, nuk më kujtohen golat. Mbaj mend vetëm që kam gjuajtur në portë dhe asgjë tjetër. Jam lodhur edhe nga festimet”, tha Haland. /Sport Ekspres/