Dele Ali shihej si një nga talentet që ishte i destinuar për të luajtur me ekipe të mëdha. Lojtari anglez ishte një element i rëndësishëm i Totenhemit, por karriera e tij mori tatëpjetën shumë shpejt. 27-vjeçari ka dhënë një rrëfim prekës për “The Overlap”, duke zbuluar fakte tronditëse për jetën e tij. Dele Ali ka treguar se në moshën 6-vjeçare është abuzuar sek.skualisht nga shoku i nënës së tij, ndërsa më pas ka nisur të përfshihet në aktivitete të paligjshme, siç është shitja e dro.gës.
“Në moshën 6-vjeçare jam abuzuar sekskualisht nga shoku i mamasë sime. Mamaja ime ishte e alkolizuar. Në moshën 7-vjeçare fillova të pija duhan. Kur isha 8 vjeç nisa të shpërndaja dro.gë. Dikush më tha që nuk e ndalonte askush një fëmijë me biçikletë. Kështu që unë mbaja dro.gë poshtë veshjes sime. Në moshën 11-vjeçare më kanë varur poshtë urës, ndërsa në moshën 12-vjeçare u adoptova nga një familje e mrekullueshme”, ka rrëfyer Dele Ali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/