Olimpiakosi i këtij viti është tjetër gjë, sezoni u shkuar është një kujtim i shëmtuar që po harrohet dhe për këtë kontribut kanë rezultatet e shkëlqyera, por edhe merkatoja e fuqishme e klubit të njohur grek.
Sot, para ndeshjes kundër Pas Janinës së Andi Lilës, i cili luajti titullar, Olimpiakosi prezantoi përdorimin madhor të verës, mesfushorin e njohur Jaja Ture.
Afrikani, i cili deri vjet bënte ligjin në fushat e Premier Ligës me Mançester Sitin, tashmë ka firmosur në Greqi. Për prezantimin e tij është shfrytëzuar prag ndeshja dhe përgjigja e tifozëve ka qenë fantastike, me një atmosferë të jashtëzakonshme para stadiumit dhe brenda tij.
Në fushë me pas një festë me vete, sepse Olimpiakosi ka fituar lehtësisht 5-0, duke dominuar dhe duke shënuar 3 gola në 55 minutat e para.
Dy fitore rresht në kampionat, dy tyre të kaluar në Europa League dhe tashmë në Pire ëndërrojnë sërish fronin e Greqisë.