Thomas Brdariç nuk është më trajneri i Vllaznisë. Klubi vendosi që të mbyllte bashkëpunimin me gjermanin pas mungesës së rezultateve dhe njëkohësisht uljen e kreditit në publik që kishte nisur që nga koha kur në intervistat për mediat gjermane paraqitej si “Zot”. Ndërkohë për herë të parë ka ardhur edhe prononcimi i gjatë i Brdaric për mediat gjermane. “Vllaznia donte të shkonte në rrugë tjetër, duhet ta pranoja. Padyshim që presidenti duhej të bënte disa kursime. Kjo shihet qartë. Ishte një surprizë e gjitha kjo.
Ai thjesht më tha se e ndiente se duhej të shkonte në një rrugë tjetër. Këtë mëngjes u thashë lojtarëve: “Lamtumirë”. U thashë të vazhdonin sikur të isha ende unë trajner. Do të jetë e vështirë, shumë prej tyre u lënduan. Pastaj jemi ndarë. Nuk është se u shkarkova pas një serie humbjesh, kemi humbur vetëm 4 herë në 31 ndeshje dhe ishim në gjysmëfinale. Në Shqipëri po e vlerësonin shumë atë që arrita. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, me zemër të mirë, moti ishte i përsosur atje dhe shërbimi i shkëlqyer”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/