“Ja ku e keni edhe dëshminë”, trajneri që stërviti Ibrahimoviçin në Amerikë: Ia kam thënë, vjen nga një planet tjetër

Ibrahimoviç vazhdon të mbetet si një “19- vjeçar” në fushën e lojës, përkundër moshës reale që ka prekur 39 vitet. Suedezi ka treguar se performancat e tij në fushë janë në përpjestim të zhdrejtë me moshën që ka. Që pas ardhjes së tij tek Milani, kuqezinjtë kane treguar një formë të shkëlqyer në kampionat, duke shtuar shpresat e arritjes së objektivit “Champions”, për sezonin tjetër. Edhe pse të gjithë në Itali janë të mrekulluar me statistikat e 38 vjeçarit, për trajnerin e Los Angelos Galaxy (ish-skuadra e Zllatan Ibrahimoviç), kjo formë e lojtarit nuk e habit aspak.

“Sinqerisht, nuk më surprizon aspak. Tek ne Zlatan shënoi mbi 30 gola, duke treguar dhe njëherë se për të mosha është thjesht një numër . I kam thënë gjithmonë se për mua ai vjen nga një planet tjetër dhe rinovimi i mundshëm i kontratës me Milanin është thjesht një dëshmi tjetër për ta vërtetuar këtë gjë. Kam kujtime me bukur për të, si brenda dhe jashtë fushës. Ibra është një fitues i lindur, një fenomen që rrit performancën e të gjithë shokëve të tij të skuadrës dhe për mua ishte vërtet stimuluese për ta stërvitur atë.”- ishin fjalët e trajnerit të LA Galaxy. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online