Mesfushori Migjen Basha e ka mbyllur kapitullin e tij me Barin. Shqiptari momentalisht po kërkon një mundësi të ri dhe ka disa ekipe që duan të sigurojnë shërbimet e 31-vjeçarit. Lojtari nuk po vuan për ekip, fatmirësisht, por po vuan për zgjedhjen e duhur.
“Sport Ekspres” publikoi ditën e djeshme lajmin se Makabi Haifa mund të jetë destinacioni i ri i mesfushorit. Oferta e izraelitëve shkon deri në 400 mijë euro në vit, 100 mijë euro më shumë se Basha përfitonte te Bari. Megjithatë, duket se gjërat janë ndalur për momentin.
Shqiptari ka oferta të tjera që mund ta mbajnë në Itali. Salernitana pëlqen shqiptarin dhe do të sigurojë shërbimet e tij, ndërsa së fundmi, mediet italiane bëjnë me dije se Benevento ka shfaqur interesim për Bashën. 31-vjeçari mund të ndryshojë sërish kurs dhe të ulet e të mendojë për interesimet e reja.